Real Madridi është i shqetësuar pasi dy yjet e mesfushës janë në dyshim për t’u paraqitur kundër Liverpoolit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Takimi do të luhet në më pak se një javë.
Toni Kroos dhe Federico Valverde kanë marrë lëndime muskulore gjatë kohës sa ishin në detyrë me përfaqësueset e tyre dhe ende nuk janë kthyer në stërvitje.
Kroos është kthyer në Madrdit pas lëndimit që e mori me Gjermaninë.
Mesfushori tjetër, Valverde, u lëndua te Uruguai. Valverde e ka humbur vendin në skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane, kurse Kroos është titullar në mesfushë bashkë me Casemiron dhe Luka Modriqin.