Mediumi francez “L’Equipe” ka zgjedhur 11-shen më të mirë të vitit 2022.
Në portë, francezët e kanë parë Thibaut Courtoisin si më të mirin për vitin që po e lëmë pas.
Courtois shkëlqeu me Realin duke fituar Ligën e Kampionëve.
Katër mbrojtësit më të mirë sipas gazetës franceze janë Joshko Gvardiol dhe Virgil van Dijk në qendër, Kyle Walker në krahun e djathtë dhe Theo Hernandez në krahun e majtë.
Mesfusha përbëhet nga Luka Modriq, Casemiro dhe Kevin de Bruyne, ndërsa Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Karim Benzema, në fazën e sulmit.
Artikuj të ngjashëm