Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipi i ri i Spanjës fillon ndaj Kosta-Rikës

Një epokë e re do të fillojë për Spanjën në Kupën e Botës. Gjenerata e lojtarëve të rinj e të talentuar del në qendër të vëmendjes, në tentim për të fituar titullin e dytë të botës për Spanjën.

Skuadra e ripërtërirë e Spanjës, që udhëhiqet nga Pedri e Gavi, do të testohet të mërkurën në ndeshje me përfaqësuesen me përvojë të Kostarikës. Te Kosta-Rika janë kthyer disa lojtarë që e ndihmuan të shkojë deri në çerekfinale tetë vjet më parë.

Ndeshja Spanjë – Kosta-Rikë zhvillohet të mërkurën prej orës 17:00.

Kostarikasit do të tentojnë të përsërisin suksesin e Kupës së Botës në Brazil dhe të shmangin debaklin e katër vjetëve më parë në Rusi, ku nuk fituan asnjë ndeshje dhe u ndalën në grup.

Spanja po ashtu synon të mos e përsërisë kampanjën e kaluar, kur u ndal nga nikoqirja Rusia, në një të tetën finales. Eliminimi i hershëm pasoi ndryshimin e turpshëm të trajnerit pak para Botërorit.

Edhe Gjermania synon ta shmangë eliminimin e hershëm Sport Gjermania synon ta shmangë eliminimin e hershëm

Shumë prej veteranëve nga Botërori i kaluar më nuk janë në ekip, duke përfshirë Sergio Ramosin, Gerard Piquen, Andres Iniestan dhe David Silvan. Selektori Luis Enrique është bazuar në lojtarë si 19-vjeçari Pedri, 20-vjeçarët Ansu Fati dhe Nico Willimas dhe 18-vjeçari Gavi, golashënuesi më i ri në histori të Spanjës.

“Mendoj se është shumë pozitive, pasi lojtarët e rinj sjellin energji në ekip”, ka thënë Enrique të martën. “Mundohemi të menaxhojmë këtë me përvojën që kemi si staf dhe tentojmë ta nxjerrim më të mirën nga secili lojtar”.

Spanja fillon Botërorin në Katar me ekipin e tretë më të ri në mesin e 32 pjesëmarrësve. Mosha mesatare në ekipin e Spanjës është 25.3 vjet. Vetëm SHBA-ja dhe Gana kanë ekip më të ri. Më shumë se gjysma e lojtarëve janë 25 vjet apo më të rinj.

Pedri, Gavi dhe Ansu Fati pritet të startojnë ndaj Kostarikës. Ferran Torres, Yeremy Pino, Eric Garcia, Hugo Guillamon dhe Alejandro Balde janë të rinjtë e tjerë te Spanja.

“Janë lojtarë të rëndësishëm në klubet e tyre që tashmë luajnë në gara të rëndësishme në Evropë”, thotë Sergio Busquets, njëri prej lojtarëve më me përvojë, së bashku me Jordi Alban dhe Cesar Azpilicuetan.

Kosta-Rika luan në Botëror për herë të tretë rresht, ndërsa ka kthyer disa lojtarë nga kampanja historike në vitin 2014. Atëbotë ishte eliminuar me penallti nga Holanda në çerekfinale. Disa prej janë shumë të njohur për spanjollët, si portieri Keylor Navas dhe sulmuesi Joel Campbell.

“Ky grup është shumë i fortë mentalisht dhe unë kam ndjenja të mira për atë që mund të arrijmë”, ka thënë selektori i Kosta-Rikës, Luis Suarez.

Bryan Ruiz është një tjetër lojtar i kthyer nga ajo gjeneratë e 2014-s.

Edhe Grupi E: Spanja mbështetet te të rinjtë për sukses në Katar Sport Grupi E: Spanja mbështetet te të rinjtë për sukses në Katar

“Kemi lojtarë me përvojë që mund të ndihmojnë shumë të rinjtë, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës”, ka shtuar selektori i Kosta-Rikës.

Kosta-Rika u bë përfaqësuesja e fundit që u kualifikua në Botëror, pasi mposhti Zelandën e Re në plejofin ndërkontinental në qershor.