Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në grupmoshat U20 në kategorinë e femrave ka mbajtur stërvitjen e parë para ndeshjes me Serbinë, të premten.
Ekipi U20 ka mbajtur stërvitjet në një sallë ku janë vetëm 100 ulëse.
Kjo stërvitje u mbajt pak orë pasi ekipi arriti mirë në lagjen periferike të Beogradit, Kovilovo.
Kosova nesër luan me Serbinë me fillim prej orës 16:00 në kualifikimet për Botëror. Sipas vendimit të EHF-së, ndeshja luhet pa simbole shtetërore.
Artikuj të ngjashëm