Liga e Evropës ka mësuar ekipet që janë kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare prestigjioze evropiane.
Granit Xhaka e Shkodran Mustafi u kualifikuan me Arsenalin në çerekfinale duke e eliminuar Milanin, Valon Berisha me Salzburgun e eliminoi Dortmundin me dy golat e tij të shënuara në ndeshjen e parë në udhëtim 1 me 2 kurse ndeshja e sotme përfundoi 0-0, transmeton Koha.net.
Përveç tyre në çerekfinale është kualifikuar edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me Lazion që eliminoi Dinamo Kievin.
Çerekfinalistët e Ligës së Evropës janë: Atletico Madrid, Sporting Lisbona, Marsielle, Leizpig, Lazio, Arsenal, CSKA Moska, e Salzburgu.
Shorti për çerekfinale do të hedhet nesër.

Artikuj të ngjashëm
-
Finalja e Ligës së Evropës mund të ofrojë përballje shqiptarësh
-
Arsenali, Salzburgu, Atletico e Marseille – gjysmëfinalistët në Ligën e Evropës
-
Përballje shqiptarësh në Europa Ligë
-
Strakosha në çerekfinale të Ligës së Evropës
-
Bayerni, Liverpooli e Atletico sigurojnë kalimin në çerekfinale të Championsit