Pas Liverpoolit edhe Milani e Interi janë futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit algjerian Aissa Mandi, kanë njoftuar të martën mediumet spanjolle.
Mandi në fund të këtij edicioni do të mbetët lojtar i lirë dhe do të largohet nga skuadra e Betisit pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin spanjoll. Si Milani ashtu edhe Interi, e shohin Mandin si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm.
Mandi 29-vjeçar është pjesë e Betisit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Rennesi dhe këtë edicion ka 24 paraqitje në të gjitha garat me ekipin spanjoll për të cilin ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim.