Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipe nga Anglia dhe Italia pas marokenit Ounahi

Dy klube të Premier Leagues janë duke u interesuar për mesfushorin e Marokut, Azzedine Ounahi.

Kështu ka raportuar “Sky Sports” të martën. Krahas klubeve angleze, për futbollin e Angersit interesim kanë shprehur edhe Napoli dhe Milani.

22-vjeçari pati paraqitje të mira në Kupën e Botës në Katar me Marokun. Maroku zuri vendin e katërt në Botëror dhe lojtarët e tij janë tashmë shumë të kërkuar.