Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Angersi ka shumë oferta për Ounahin

Azzedine Ounahi ka qenë një prej lojtarëve më të dalluar në Kupën e Botës këtë vit.

Si rezultat i paraqitjeve të mira, skuadra e tij, Angersi, ka pasur një numër të madh të ofertave.

Mes tyre është edhe skuadra e madhe spanjolle, Barcelona.

Lajmin për interesimin rreth futbollistit të Marokut, e ka konfirmuar edhe vetë presidenti i klubit francez, Said Chabane.

“Kemi pasur shumë oferta nga skuadra të mëdha në Itali, Spanjë, Angli dhe Francë. Synimi jonë është që të arrijmë një marrëveshje, por fillimisht ta mbajmë lojtarin deri në fund të sezonit”, është shprehur ai për “RTL France”.

Artikuj të ngjashëm