Mesfushori suedez Albin Ekdal ka rinovuar edhe për një vit kontratën me Sampdorian dhe do të mbetet te klubi italian deri në verën e vitit 2022.
Këtë e ka konfirmuar edhe Sampdoria të martën, që ka shtuar se Ekdal do të pjesë e ekipit edhe për sezonin 2021/22. 31-vjeçari, këtë edicion ka regjistruar 15 paraqitje në Serie A dhe konsiderohet si njëri prej lojtarëve kryesor te Sampdoria.
“Klubi ka aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës së Albin Ekdalit deri në verën e vitit 2022 dhe ai do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm”, ka shkruar në njoftimin e Sampdorias.