Qendërmbrojtësi Aurele Amenda është prezantuar të mërkurën te skuadra elitare e Gjermanisë, Eintracht Franfurt. 20-vjeçari do t’i bashkohet gjatë verës skuadrës gjermane nga kampioni i Zvicrës, Young Boys.
Me klubin e Bundesligës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.
“Jam shumë i kënaqur që një klub me traditë si Eintracht Franfurti më ka dëshiruar. Pas triumfit në kampionat dhe për Kupë do të bëj gjithçka që mundem të festojmë bashkë me tifozët edhe në fund të edicionit aktual”, ka thënë Amenda.
Ai ka luajtur tetë ndeshje për Shpresat e Zvicrës. Vlerësohet e ardhme e përfaqësueses “A” të Zvicrës.