Pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Afrikës, Federata e Futbollit e Egjiptit e ka shkarkuar selektorin Rui Vitoria.
Ai në krye të përfaqësueses së Egjiptit ishte një vit e gjysmë. Portugezi është trajneri i shtatë që humb punën për shkak të dështimit në Kupën e Afrikës këtë vit.
Gjatë turneut, Algjeria, Gambia, Gana, Tunizia, Tanzania dhe Bregu i Fildishtë po ashtu shkarkuan trajnerët e tyre.
Federata njoftoi se ish-lojtari i Egjiptit, Mohamed Youssef do të jetë trajner i përkohshëm i përfaqësueses.