Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Republika Demokratike e Kongos shokon Egjiptin

Egjipti është eliminuar në një të tetën e finales të Kupës së Afrikës në futboll. Të dielën mbrëma në San Pedro të Bregut të Fildishtë, Egjipti u mposht me penallti nga Republika Demokratike e Kongos.
Koha e rregullt përfundoi 1:1, ndërsa në vazhdime nuk kishte gola.
Meschak Elia kaloi në epërsi RD të Kongos në minutën e 37-të. Në fund të pjesës së parë Mostafa Mohamed i Egjiptit barazoi në 1:1. Në minutën e 97-të, Egjipti mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimi të Mohamed Hamdy Sharaf.
Në penallti, portierët nuk ndalën asnjë gjuajtje. Në serinë e dytë dështuan dy përfaqësueset, ndërsa në serinë e nëntë gjuajtën portierët. Portieri i Egjiptit, Gabaski, dërgoi topin në traversë. Ndërkohë Mpasi-Nzau i RD të Kongos ishte i saktë për fitoren 8:7 me penallti.
Egjipti ishte pa superyllin Mohamed Salah, që është i lënduar.
Egjipti është pa titull në Kupën e Afrikës që nga viti 2010. Në edicionin e kaluar, në vitin 2021, u mposht në finale. Tani nuk i është afruar asaj.