Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Egjipti: Goli i Karabatiqit ishte i parregullt

Egjipti: Goli i Karabatiqit ishte i parregullt

Luka Karabatiq shënoi gol nga mesi i fushës në portën e zbrazët, 0.3 sekonda para prëfundimit të ndeshjes. 

Me golin e tij, Franca fitoi 34:33 në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Egjiptit. 

Kjo i ka lënë të pakënaqur egjiptianët, të cilët e vlerësojnë golin si të parregullt. 

Ata nuk ankohen se goli u shënua jashtë kohës së rregullt, por për mënyrën se si është shënuar. 

Pretendojnë se janë thyer rregullat e lojës së hendbollit. 

Edhe Franca me fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale Botërori 2026 Franca me fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale

Para se të Karabatiq të gjuante drejt portës pas golit të Egjiptit kur u barazuan shifrat në 33:33, një hendbollist i Francës kishte kaluar në gjysmën e fushës që i takon Egjiptit. 

Përfaqësuesja e Egjiptit pretendon se ky gol është i parregullt. 

Por ka interpretime të tjera që thonë se hendbollisti i Francës nuk ka ndikuar në gjuajtjen e bashkëlojtarit të tij dhe për këtë arsye është pranuar goli. 

Pasi Franca e siguroi gjysmëfinalen me Kroacinë, festa ishte e madhe, derisa egjiptianët u ankuan. 

Dyshja e gjyqtarëve nga Maqedonia e Veriut, Naqevski-Nikolov, e shikuan situatën, por vendosën që goli të mbetet në fuqi. 

Botërori po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. 

Edhe Largimi i Karabatiqit pas dominimit 20-vjeçar Paris 2024 Largimi i Karabatiqit pas dominimit 20-vjeçar

Gjysmëfinalja Franca – Kroacia luhet të enjten nga ora 21:00. 

Luka Karabatiq është vëllai i vogël i Nikola Karabatiqit, legjendës së hendbollit.