Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Egjipti fiton ndeshjen e parë kundër Senegalit

Autogoli i minutës së katërt nga mbrojtësi i Senegalit, Saliou Ciss, ishte e mjaftueshme që Egjipti të marrë fitore të premten mbrëma në ndeshjen e parë të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës.

Ndeshja u zhvillua në Cairo.

Ciss ishte jashtëzakonisht pa fat kur gjuajtja e Mohamed Salahs qëlloi transversalen dhe më pas topi preku shpinën e tij.

Ky duel ishte njëherësh edhe përsëritje e finales së Kupës së Afrikës, që u fitua nga Senegali në penallti në muajin shkurt.

Ndeshja kthyese do të luhet të martën në Dakar.