Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Efekti i menjëhershëm i Queirozit te Kolumbia

Përfaqësuesja e Kolumbisë lëshoi një sinjal të fortë me ndeshjen hapëse në Copa America, duke mposhtur Argjentinën (2:0) në duelin e parë zyrtar të Carlos Queirozit në postin e seleksionuesit. Tekniku 66-vjeçar ka reaguar shpejt duke përmirësuar një ekip që në botërorin "Rusia 2018" u eliminua në 1/8 e finales.

Ish-trajneri i Real Madridit dhe asistenti i Alex Fergusonit te Manchester Unitedit është emëruar në krye të Kolumbisë në shkurt të këtij viti pasi u largua nga Përfaqësuesja e Iranit, të cilën e udhëhoqi deri në gjysmëfinale të Kupës së Azisë. Queiroz është ngritur në qiell nga mediumet në Kolumbi pas triumfit ndaj Argjentinës. Sipas mediumeve, Queiroz pati një "plan perfekt" për këtë ndeshje, duke i dhënë fund njëherësh serisë pa fitore të Kolumbisë ndaj Argjentinës për më shumë se 11 vjet, shkruan sot Koha Ditore.

"Gjithçka ishte shumë mirë e koordinuar, ekipi funksionoi në mënyrë perfekte. Dukej sikur të ishte një orë zvicerane, por e punuar nga një portugez", ka shkruar e përditshmja kolumbiane "El Tiempo".

Vetë Queiroz ishte i kënaqur me atë që pa, pasi Kolumbia u mbrojt shumë mirë në pjesëlojën e dytë të dominuar nga Argjentina dhe arriti t'i shënonte golat që ia siguruan fitoren.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm