Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edon Zhegrova shënon në fitoren e thellë të Lillet

Lille ka shënuar fitore të lehtë dielën në shtëpi duke e mposhtur Clermontin me rezultatin 4:0.

Te Lille golin e parë e ka gjetur sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova.

Zhegorva u inkuadrua në minutën e 82-të derisa te Clermonti, titullar luajti Elbasan Rashani.

Jonathan Bamba në minutën e tretë realizoi për 1:0.

Në pjesën e dytë vendasit realizuan edhe dy gola të tjerë. Jonathan David dyfishoi epërsinë në minutën e 72-të për 2:0.

Për 3:0 në minutën e 84-të realizoi Zeki Celik. Golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes e realizoi Edon Zhegrova pas një depërtimi të bukur ku realizoi për 4:0.

Ky është goli i parë për Zhegrovën në elitën e futbollit francez.

Edhe Zhegrova konfirmon formën e lartë, shënon dy gola në fitoren e Lillet Futboll Zhegrova konfirmon formën e lartë, shënon dy gola në fitoren e Lillet

Kampioni në fuqi Lille renditet në pozitën e shtatë me 42 pikë derisa Clermont në pozitën e 15-t me 28 sosh.

GOLI:

https://streamja.com/M4L0l?fbclid=IwAR0hJkyfZi7Ewbata6WZ6U_G10dYlwKSZWjMNVV7ApmMpRhdHQv2hUyp2XE