Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edo Azemi, vlerëson pjesëmarrjen në Champions League

Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë të Champions League, në basketboll.

Kryeqytetasit do të takohen me kampionin e Bjellorusisë, Smoki Minsk, dhe këto përballje e kundërshtarët e mëtejmë kapiteni i prishtinasve, Edmond Azemi, i ka vlerësuar shumë të vështira, transmeton Sporti në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Azemi që i dha fund aventurës së tij me Përfaqësuesen e Kosovës, duke u pensionuar nga kjo e fundit, një gjë të tillë nuk mendon ta bëjë me klubin aktual.

Kryeqytetasit ndeshjen e parë do ta luajnë në shtëpi, më 19 shtator, përderisa ndeshjen kthyese do ta zhvillojnë më 21 shtator në Bjellorusi.