Sport

Edmond Azemi kërkon falje për përplasjen me Dardan Berishën

Basketbollisti i njohur i Prishtinës, Edmond Azemi, ka kërkuar falje për përplasjen që kishte ditë më parë me bashkëlojtarin Dardan Berisha gjatë ndeshjes me Rahovecin, gjë që çoi në suspendimin e të dyve nga klubi.

Ai ka thënë se një gjest i tillë nuk i përket lojtarëve profesionistë.

“Duke gëzuar kaq shumë respekt nga simpatizantët e mi, pa të cilët nuk do të isha këtu, posaçërisht Plisat, që më kanë rrëmbyer zemrën. Të dashur Plisat, simpatizantë të klubit, dhe qytetarë të Prishtinës, Kryesi e klubit. Më lejoni që me anë të kësaj shkrese të ju drejtohem sinqerisht sepse është e natyrës time ku pas shumë viteve si një lojtar i devotshëm e kapiten i ekipit, për një gjest të pahijshëm mos menaxhim të nervozës për disa arsye... Një gjest i tillë nuk na përket neve si lojtarë profesionistë i cili fatkeqësisht ka ndikuar edhe në rezultat me humbje që për mua është e papranueshme. Unë jam i vetëdijshëm që gjeste të tilla nuk më përkasin mua për arsyeje të mosmenaxhimit të nervozes andaj me keqardhje, kërkoj falje publikisht për këtë. Duke uruar për mirëkuptimin tuaj, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar ai në Facebook.