Të gjitha 20 klubet e Serie A janë pajtuar që liga të vazhdojë më 9 maj, me synim për të luajtur deri në mes të korrikut dhe që kampionati të përfundohet.
Ekipet elitare italiane kanë mbajtur të hënën një video-konferencë ku është diskutuar për mënyrën se si të përfundoj edicioni aktual në Serie A.
Aktualisht është në fuqi vendimi për pezullim të kampionatit deri më 3 prill, por me rritjen e vazhdueshme të numrit të personave të prekur me koronavirusi, është thuajse e pamundur që kampionati të vazhdoj para majit.
Raportime të shumta të mediave italiane kanë bërë të ditur se klubet kanë përcaktuar 9 majin si datë të mundshme për të vazhduar kampionatin. Plani është që të luhet deri në mes të korrikut.
Për lojtarët që janë të huazuar dhe ata që do të jenë të lirë më 30 qershor, kontratat do të vazhdohen deri në fund të edicionit, raporton “football-italia”.
Edhe
Serie A pritet të vazhdojë më 3 maj
Kjo ide megjithatë mund të pësoj ndryshime ndërkohë. Klubet do të kenë mbledhje tjetër në ditët e ardhshme.
Kampionati në Itali mund të luhet deri në mes të korrikut vetëm nëse shtyhet Evropiani. Një vendim për këtë pritet të merret të martën nga UEFA. Gjasat që Evropiani të shtyhet po rriten gjithnjë e më shumë.