Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edicioni 2020/21 nis javën tjetër në Belgjikë

Edicioni 2020/21 në kampionatin e Belgjikës do të nis javën tjetër, por ndeshjet do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, kanë njoftuar mediumet e huaja të martën.

Liga ka marrë vendim që ndeshjet të zhvillohen pa shikues për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe ka paralajmëruar tifozët që mos të tubohen jashtë stadiumeve për të përkrahur ekipet tyre.

“Sezoni i ri do të nis javën e ardhshme, por pa praninë e publikut. Ne duam të garantojmë shëndetin e të gjithë atyre që janë të përfshirë në ndeshjet e futbollit”, thuhet në njoftimin e ligës belge.

Edicioni 2019/20 në Belgjikë ishte anuluar në muajin maj për shkak të koronavirusit, duke e shpallur kampion Club Bruggen.