Stadiumet për Kampionatin Botëror 2022 që do të mbahet në Katar janë në përfundim e sipër me punime.
Kështu është thënë nga Komiteti Suprem për Dërgim dhe Trashëgimi i Katari 2022, transmeton KOHA.
Ata të premten kanë bërë të ditur se janë edhe tre stadiume të tjera që janë në fazën finale të ndërtimit. Stadiumet në të cilat po punohet në detajet e fundit janë Al Rayyan, Al Bayt dhe Al Thumama.
Ndërkohë, punimet kryesore janë duke u bërë në dy stadiumet e mbetura, atë të Ras Abu Aboud dhe Lusail.
Impiantet e fundit pritet të kompletohet në vitin 2021.