Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Rodriguezi largohet nga klubi i Bytyqit

James Rodriguez - Olympiacos

Pas brazilianit Marcelo, edhe kolumbiani James Rodriguez është larguar nga klubi i Olympiacosit, pjesë e të cilit është edhe futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi.

Largimi i Rodriguezit është konfirmuar të enjten, pas vetëm tetë muajsh.

Ylli i Botërorit 2014 tani është futbollist i lirë, ndërsa ekipit grek i ishte bashkuar në fillim të sezonit 2022/23.

Ai ka luajtur 23 ndeshje për këtë skuadër dhe përgjatë tetë muajve qëndrimi, ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime para shkëputjes së kontratës.

Mediumi spanjoll “AS”, ka raportuar më herët se për Rodriguezin, interesim kanë shprehur gjigantët turk, Galatasaray dhe Beshiktashi.

Artikuj të ngjashëm