Pasi u shpall kampione e botës në skijimin alpin për juniorë të premten në garën Super G, Lara Colturi ka shënuar një tjetër sukses të madh.
Skitarja italiane që përfaqëson Shqipërinë, të shtunën fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të juniorëve, në sllallom të madh.
Colturi në lëshimin e parë përfundoi në vendin e 11-të, por u kthye fuqishëm në lëshimin e dytë dhe fitoi medalje.
Colturi përfundoi e treta me kohën 2:07.24 në Botërorin e juniorëve që po mbahet në St. Anton të Austrisë.