Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një lojtar në kampionatin e Japonisë del pozitiv me koronavirus

Portieri i Nagoya Grampus, Mitchell Langerak, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri, ka njoftuar klubi i J.Leagues së Japonisë në futboll, raporton agjencia Reuters. 

Javën e kaluar sulmuesi i Sagan Tosus, Mu Kanazaki, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pak kohë pasi që J.League kumtoi planet për të rifilluar stinorin më 4 korrik. 

Grampus ka testuar 26 lojtarë dhe anëtarë të stafit të shtunën, ndërsa australiani 31-vjeçar Langerak, është i vetmi që ka dal pozitiv. Grampus ka njoftuar se portieri nuk ka shfaqur simptome dhe është shtrirë në spitalin Aichi. 

Japonia ka regjistruar në total 17.500 të infektuar dhe 929 të vdekur nga COVID-19.