Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një kupë për Prishtinën

Hendbollistet e Prishtinës nuk kanë lejuar befasi në shtëpi dhe kanë fituar edhe një titull të kampionit të Kosovës.

Prishtina titullin për edicionin 2016\17 të Superligës së Kosovës në hendboll për femra e siguroi të dielën pasdite me fitoren ndaj Shqiponjës së Gjakovës me shifrat 26:22. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 12:11. Ishte kjo ndeshja e tretë finale e plejofit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë e kishin fituar vendaset me vetëm një gol dallim, 26:25, ndërsa më pas Shqiponja në Gjakovë fitoi me shifrat 37:30. Te klubi gjakovar kishte shpresë se do fitohej titulli i parë që prej themelimit të Shqiponjës në vitin 2000, por Prishtina nuk lejoi të mposhtet dy herë rresht.

Kështu Prishtina ia doli të mbrojë titullin e fituar, ndërsa gjithsej pas luftës ka pesë tituj. Prishtina më herët ka fituar edhe kupën, ndërsa edicionin e ka mbyllur me vetëm një humbje të pësuar. Ndeshja finale ishte e barabartë deri afro minutës së 50-të, kur vendaset ia dolën të shkëputen në 4-5 gola. Më pas Shqiponja nuk pati forcë të kthehet.

Te Prishtina lojtarja më efikase ishte Pranvera Ferataj me shtatë gola, e përcjellë nga Belma Beba me gjashtë. Albulena Kelmendi shënoi 12 herë për Shqiponjën, ndërsa më e dalluara u vlerësua portierja Valbona Rudaku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm