Vazhdojnë lëvizjet e futbollistëve shqiptarë në klubet zvicerane. Të martën ishte Lirik Vishi që realizoi transferim. Mesfushori 21-vjeçar është larguar nga Baseli, ku e ka zhvilluar karrierën e deritashme.
Vishi është mesfushor me tipare sulmuese, ndërsa ka kaluar në kategorinë e dytë helvetike, me shpresë që të luajë rregullisht. Te Baseli ai ka pasur telashe të kalojë në ekipin e parë.
Yverdoni garon në Challenge League.
“Yverdon Sport ka siguruar shërbimet e një elementi të ri e premtues për dy edicionet e ardhshme. I riu Lirik Vishi është transferuar nga FC Basel. Sektori sulmues i Yverdonit ka qenë shumë efikas në fillim të edicionit, duke realizuar 11 gola në katër ndeshje. Dhe ai po bëhet edhe më i fortë. Lirik Vishi vjen nga Baseli dhe ka nënshkruar për dy vjet. Trajneri Marco Schaellibaum do të ketë një opsion më shumë për sulmin e tij. Lirik Vishi është mesfushor ofansiv, ndërsa ka bërë gjithë stërvitjen e tij te Baseli. Ai ka mbajtur veshur fanellën e Zvicrës te grupmoshat e reja, ndërsa ka luajtur 41 ndeshje me ekipin rezervë të Baselit në Promotion League (kategoria e tretë). Ai, po ashtu, ka tri paraqitje në Superligë”, ka njoftuar Yverdoni.
Vishi ka luajtur tri ndeshjet në edicionin 2019/2020 të Superligës së Zvicrës. Në edicionin e kaluar nuk kishte fituar rastin asnjëherë.
Vishi i ka tri paraqitje e një gol te U16 e Zvicrës, ndërsa një ndeshje e ka luajtur me U20.
Edhe
Me Shaqirin në formë, Baseli ekipi më i mirë në Superligën e Zvicrës
Yverdoni synon të kalojë në Superigën e Zvicrës. Edicionin e ka nisur mirë dhe udhëheq pas katër xhirove me dhjetë pikë. Ka tri fitore e një barazim.
Si rrallë ndonjë ekip profesional në Zvicër, Yverdoni nuk kishte asnjë futbollist shqiptar në përbërje këtë edicion. Me Vishin tashmë e ka një.