Paris Saint-Germain ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit të kampionit të Francës.
Parisi të mërkurën mposhti Angersin 3:0, në ndeshjen që i takoi javës së 33-të të Ligue 1. Me këtë fitore, Parisi është forcuar në vendin e parë me 77 pikë, kurse Marsille një pozitë më poshtë me 62 pikë.
Parisi në epërsi kaloi që në minutën e 28-të me golin e shënuar nga Kylian Mbappe, derisa në fund të pjesë së parë golin e dytë e realizoi Sergio Ramos. Golin e tretë për Parisin e shënoi braziliani, Marquinhos.