Një valë e re diskriminimi ndaj sportistëve kosovarë ka nisur. Pasi Donjeta Sadikut iu pamundësua paraqitja si e barabartë në Botërorin e boksiereve në Indi, është Spanja që ka qëndrim diskriminues ndaj sportistëve të Kosovës.
Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, Federata për Kajakim e Spanjës nuk lejon garuesen kosovare, Blandine Xhemajli, që të paraqitet me simbole të shtetit në një garë ndërkombëtare që mbahet në fund të muajit në Spajnë.
“Një gjest i tillë, kryekëput politik, është diskriminues dhe assesi i pranueshëm për ne, për çka do të marrim masat e nevojshme në institucionet përkatëse ndërkombëtare”, ka njoftuar KOK-u.
Artikuj të ngjashëm