Sport

Edhe një amerikan te Peja

Brad Waldow është amerikani i radhës që KB Peja e ka prezantuar për sezonin e ri. Në njoftimin e Pejës të premten, thuhet se Waldow ka firmosur kontratë për edicionin 2022/23.

Ai luan në pozitën e qendrës, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur në NCAA (SHBA), pastaj Belgjikë, Francë, Poloni e Japoni.

Waldow është i gjatë 208 centimetra dhe do të jetë ndihmë e madhe për Pejën nën kosh.

Para tij, Peja ka zyrtarizuar edhe Rodney Purvisin, Taylor Adwayn e Isiah Umipigun.