Dy lojtarë të klubeve elite të Bullgarisë janë izoluar pasi dyshohet të jenë infektuar me koronavirus, kanë njoftuar klubet e tyre të enjten.
Mesfushori i Etar Veliko Tarnovo, Krasimir Stanoev është në karantinë pas testimit pozitiv për COVID -19, i ka thënë një zyrtar i klubit Reutersit.
Etar, që ishte kampion i Bullgarisë në vitin 1991, ende po pret rezultatin e testit të dytë të Stanoevit.
Shtatë herë kampionia, Slavia e Sofjes, që është klubi më i vjetër në kryeqendër, ka thënë se mbrojtësi Emil Viyachki është izoluar pas dyshimit për infektim.
“Viyachki dyshohet se ka virusin, por ne nuk brengosemi pasi ai është i izoluar dhe nuk ka kontakt me të tjerët”, ka thënë presidenti i klubit Ventseslav Stefanov. “Nuk ka arsye për brengë”.
Edhe
Arnautoviqi infektohet me koronavirus
Kampionati i futbollit në Bullgari vazhdon më 5 qershor, pa shikues në tribuna. Është vendosur për një version më të shkurtër, që mundëson që liga të kompletohet për më pak se një muaj.
Të gjithë lojtarët duhet të testohen për koronavirus para se të kthehen në stërvitje ekipore. Deri të enjten Bullgaria kishte 2100 raste të konfirmuara dhe 99 të vdekur.