Përfaqësuesja U16 e Kosovës në hendboll ka luajtur të martën dy ndeshje tjera në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë.
Fillimisht hendbollistet kosovare u përballën me Spanjën, ndërsa pësuan me rezultat shumë të thellë, 29:7. Ndeshjet luhen me tri periudha, ndërsa në të parën Kosova shënoi vetëm një gol dhe pranoi plot dhjetë. 8:4 përfundoi periudha e dytë e 11:2 e treta.
Në mbrëmje, Kosova U16 luajti me Turqinë dhe pësoi 30:14.
10:3 ishte rezultati i periudhës së parë, 11:4 i periudhës së dytë dhe 9:7 i periudhës së tretë.
Të hënën në ditën e parë të Kampionatit Mesdhetar, Kosova humbi 36:11 nga Kroacia dhe 26:13 nga Mali i Zi.
Të mërkurën hendbollistet e reja të Kosovës luajnë ndaj Sllovakisë.