Sport

Edhe Arsenali pas Destit

Arsenali është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, amerikanit Sergino Dest.

Dest 21-vjeçar pritet të largohet nga Barcelonë gjatë afatit kalimtar të janarit pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Për kartonin e Destit, ekipi nga La Liga po kërkon rreth 30 milionë euro. Krerët e Arsenalit pritet t’i bëjnë ofertë zyrtare Barcelonës pasi trajneri Mikel Arteta e konsideron Destin si lojtar të rëndësishëm. Ai vitin e shkuar iu bashkua ekipit spanjoll nga Ajaxi dhe këtë edicion ka 16 ndeshje e tre asistime. Dest ka kontratë me Barçën deri në vitin 2025.