Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E veçanta e “Tour de France” - vajzat e podiumit

Ceremonia e përditshme gjatë së cilës fituesit e etapave në "Tour de France" nderohen me fanellën e verdhë të liderit, është një gjë simbolike. Dhe, një pjesë e rëndësishme e këtij rituali është traditë e moçme në garat e çiklizmit.

Pas çdo etape, 21 janë gjithsej, organizohet një ceremoni dhe ajo që bie në sy janë dy femra të reja me taka të larta dhe funde mbi gjunjë, që ndihmojnë fituesit të veshin fanellat e verdha dhe u japin kurorat si dhe nga një puthje në faqe, shkruan sot Koha Ditore.

Organizatori i garës, organizata sportive "Amaury", këto femra i quan "përcjellëse të Tourit", por me gjuhën universale ato njihen si "vajzat e podiumit".

Sikur shumica e punëve në "Tour de France", orët e tyre janë të gjata e ditët shpesh janë plot tension me kërkesa të ekzagjeruara. Për shumë vajza, veçanërisht ato të përfshira në çiklizëm, kjo quhet "rutinë e kontaktit në shekullin XXI".

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

{gallery}

Artikuj të ngjashëm