Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E pabesueshme, SHBA-ja nuk është e para në ranglistën botërore të basketbollit

Përfaqësuesja e SHBA-së në basketboll për herë të parë nuk është më e ranguara në botë.

Në publikimin e fundit të ranglistës botërore, e para është Spanja.

FIBA e publikon ranglistën, ndërsa SHBA-ja ka qenë në krye prej se ajo është prezantuar në vitin 2010.

Pra Spanja bëhet vetëm përfaqësuesja e dytë që del në krye të ranglistës.

“Spanja ka kaluar nga pozita e dytë në pozitën e parë si rezultat i vazhdimësisë së saj në vitet e fundit, në secilën ndeshje dhe secilën garë. Spanja ka fituar titullin në Kupën e Botës 2019 dhe Eurobasket 2022 dhe po ashtu arriti në çerekfinale të Lojërave Olimpike të Tokios. SHBA-ja ndërkohë ka fituar të artën në Lojërat Olimpike, por u ndal në çerekfinale të Botërorit dhe u rendit e treta në AmeriCup”, ka arsyetuar FIBA ranglistën.

SHBA-ja i ka bindshëm lojtarët më të mirë në botë, por ata jo gjithnjë luajnë për përfaqësuese. Në ranglistën e publikuar të premten, Kosova ka mbetur e 79-ta.

Image