Dayot Upamecano, Jean-Clair Todibo, Ibrahima Konate dhe Dan-Axel Zagadou kryesojnë një grup të talentuar të mbrojtësve francez me bazë në Bundesligë, të mund mund të sigurojnë Përfaqësuesen e Francës për një platformë të fortë për dekadën e ardhshme.
Ndoshta, përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps e di këtë tashmë, por mbrojtësit e ri tashmë e kanë dëshmuar veten në kampionatin e Gjermanisë, në të cilin i kanë zhvilluar edhe më shumë aftësitë e tyre, shkruan Bundesliga.com, transmeton KOHA.
Krahas Upamecanos e Konates, te RB Leipzigu është edhe francezi tjetër, Nordi Mukiele që gjithashtu është një mbrojtës me të ardhme të ndritur. Gjithashtu, si të talentuar vlerësohen edhe Evan N’Dicka (Eintracht Frankfurt) dhe Ronael Pierre-Gabriel (Mainz) që gjithashtu janë titullarë të padiskutueshëm në ekipet e tyre.
Dayot Upamecano (RB Leipzig)
“Unë nuk kam parë një qendërmbrojtës më të shpejtë dhe Dayot ka një fizik të pabesueshëm. Ai mund të bëhet aq i mirë sa Jerome Boateng nëse vazhdon të përmirësohet”. Sulmuesi Timo Ëerner e di më së miri për çfarë po flet për shkak se me Upamecanon përballet çdo ditë në stërvitje. Shpejtësia e Ëernerit është një armë që veçohet, kështu që lavdërimi për Upamecanon duhet të merret shumë seriozisht nga të gjithë sulmuesit tjerë.
Në fakt, qendërmbrojtësi i RB Leipzigut vlerësohet si njëri prej më të mirëve të gjeneratës së tij. Fiziku i tij imponues i mundëson Upamecanos të përballet edhe me kundërshtarët e fuqishëm dhe dëshmia më e mirë është se këtë edicion ai ka fituar 63 për qind të sfidave të tij, përfshirë këtu 70 për qind të dueleve ajrore. Por, mbrojtësi që ka 15 ndeshje me ekipin U21 të Francës, plotëson më shumë sesa vetëm rolin e ndërhyrësit të Bundesligës.
Edhe
Mbrojtësi i Bayernit flet për të ardhmen e tij
“Ai tani është qendërmbrojtësi më i mirë”, tha shoku i ekipit te RB Leipzig, Yussuf Poulsen, një lojtar tjetër që përballet me Upamecanon çdo ditë në stërvitje. “Ai është një lojtar i mirë, i shpejtë, i zgjuar, i mirë në duel; është thjesht shumë e vështirë të kalosh atë”.
Në fakt, Upamecano është njëri prej mbrojtësve më të kërkuar në treg dhe në fund të këtij edicioni pritet të largohet nga RB Leipzigu dhe Bundesliga për një ekip dhe ligë më të fortë.