Kampionia e re e Kosovës në futboll, Trepça ‘89, është mbështetur shumë në lojtarët e rinj, ata të shkollës së saj, në edicionin më të suksesshëm në histori, që mbyllet edhe një xhiro.
Klubi mitrovicas, megjithatë po investon që edhe për kohë të gjatë të mbështetet në futbollistët e shkollës së tij. Shenjat janë pozitive, shkruan sot “Koha Ditore”. Në fundjavë ekipi i kadetëve, përkatësisht U-17 i Trepçës ‘89 e ka siguruar titullin, tri xhiro pa përfunduar edicioni i parë i Superligës së Kosovës për këtë grupmoshë.
Edhe në grupmoshën e juniorëve, 89-shi vlerëson se ka shumë futbollistë të talentuar, njëjtë si në grupmoshat U15 e U-13 dhe në ato më të reja. Por janë kadetët e trajnerit Lavdim Behxheti që pos seniorëve kanë shkëlqyer këtë edicion.
Behxheti e ka vlerësuar lart krijimin e Superligës për kadetë, ndërsa ka thënë se prej saj kanë përfituar shumë futbollistët deri në 17 vjet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.