Ylli i lidhur me Barcelonën, Antoine Griezmann, ka thënë se një vendim për të ardhmen e tij do të vendoset shumë shpejt.
27-vjeçari, që është pjesë e Atletico Madridit, ka thënë se gjithçka do të zyrtarizohet para Kampionatit Botëror që nis këtë javë në Rusi.
Griezmann ka kontratë deri më 2022 tek Atletico ku ka marrë ofertë të re me kushte më të mira, por Barcelona nuk është dorëzuar dhe ka aktivizuar klauzolën e tij.
I pyetur pas barazimit 1 me të Francës me SHBA-në të shtunën, nëse ka ndonjë zhvillim, Griezmann ka thënë “se është mirë që po interesoheni. Ka edhe një javë kohë. Mendoj se do të merret vesh këtë javë”.