Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim sot te Lazio.
Ishte ylli argjentinas, Paulo Dybala që ishte heroi i Juventusit duke realizuar në minutën e 90+3 të takimit, raporton Koha.net.
Juventusi për një nuancë ishte më i mirë se Lazio, duke dominuar tërë takimin, megjithatë e shndërroi në gol goditjen e vetme brenda kornizës së portës.
“Zonja e Vjetër” në vendin e dytë ka 68 pikë, kurse Lazio në një pozitë më poshtë ka 52 pikë.