Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala nuk është synim i Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka lavdëruar Paulo Dybalan, por ka insistuar se klubi i tij nuk është i interesuar për yllin e Juventusit.

Gjatë kësaj vere është raportuar se Dybala është synim i klubit spanjoll, por shefi i Barçës ka pohuar se është duke kërkuar lojtarë tjerë.

“Si e shikoj Dybalan? Ai është lojtar i mirë, por jemi të lumtur me ekipin që kemi”, ka thënë Bartomeu për Tuttosport. “Ai është lojtar i Juventusit dhe kemi respekt për këtë klub dhe presidentin Andrea Agnelli”.

Artikuj të ngjashëm