Paulo Dybala thotë se është shumë i lumtur që do të mbetet pjesë e Juventusit për një periudhë më të gjatë, pavarësisht interesimit të Barcelonës.
Argjentinasi ka qenë në radarin e klubit katalonas pas shkëlqimit që pati sezonin e shkuar, kur fitoi titullin e Series A dhe Kupën e Italisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti ka mohuar spekulimet duke thënë se është i lumtur që është te Juventusi.
“Askush nuk më ka treguar mua asgjë për ofertën e Barcelonës. Klubi kurrë nuk erdhi të më thotë se ka një ofertë. E vetmja gjë që më ka thënë klubi është se më duan këtu për më gjatë dhe jam i lumtur për këtë. Për aq gjatë që më dëshiron klubi dhe presidenti Andrea Agnelli, unë do të rri këtu”, ka deklaruar Dybala për gazetarët.