Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala në bankën rezervë kundër Lazios

Paulo Dybala ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i pulpës së këmbës dhe pritet të jetë në bankën rezervë në duelin kundër Lazios të shtunën.

Kështu kanë shkruar të premten mediat në Itali. “Bianconerët” luajnë në vizitë te “biancocelestët” në “Stadio Olimpico” të shtunën në orën 18:00.

Argjentinasi u kthye nga detyra me përfaqësuese të mërkurën dhe pati dhimbje në pulpë. Ai ishte një muaj jashtë fushës për shkak të lëndimit që e pati në muajin tetor.

28-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka katër asistime në 11 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm