Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala lojtar i përkryer për Barçën

Legjenda Xavi ka pohuar se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala do të ishte i përkryer për Barcelonën.

Argjentinasi është shndërruar në njërin prej figurave kryesore të Juventusit që prej transferimit nga Palermo në vitin 2015. Forma e tij ka joshur interesimin e shumë klubeve europiane.

Barcelona thuhet se ka shprehur interesim për 23-vjeçarin dhe Xavi beson se sulmuesi do të shkëlqente në Camp Nou.

“Dybala do të përshtatej fort te Barcelona nëse shikoni lojtarët që ka tani”, ka thënë Xavi për Marcan.

“Ai ka talent dhe është i gatshëm të luajë për ekipet e mëdha. Ai është lojtar natyral që luan në nivelet më të larta dhe është i ri. Ai është gati të luajë për Barcelonën”, ka shtuar ish-mesfushori i klubit spanjoll.

Artikuj të ngjashëm