Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala kthehet në stërvitje, Napoli vazhdon të dielën

Paulo Dybala është kthyer sot në qendrën stërvitore të Juventusit, ndërsa Napoli do të rifillojë stërvitjet të dielën, pasi të gjithë lojtarët e kësaj skuadre kanë dalë negativ në testimin për koronavirus.

Në bazë të protokollit mjekësor, të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit të skuadrave të Serie A i nënshtrohen testimit para se të kthehen në qendra stërvitore për stërvitje individuale.

Dybala ka vuajtur gjatë nga koronavirusi, ndërsa vetëm të mërkurën ka njoftuar se është shëruar.

Sulmuesi argjentinas ishte me koronavirus për një muaj e gjysmë.

Ndërkohë Napoli ka njoftuar se të gjithë lojtarët e këtij klubi kanë dalë negativ dhe se stërvitjet fillojnë të dielën. Natyrisht, bëhet fjalë për stërvitje individuale ku do të respektohet distanca sociale.

Sipas Football-Italia, Qeveria e Italisë të shtunën (sot) mund të marr vendimin për të lejuar stërvitjet grupore prej 18 majit.