Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala kërkon të paguhet sa De Ligti te Juventusi

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala thuhet se kërkon të paguhet aq sa mbrojtësi qendror Matthijs de Ligt për të vazhduar kontratën me “Bianconerët”.

“Il Corriere dello Sport” raporton se “Zonja e Vjetër” ka hasur në disa vështirësi në negociata për vazhdimin e kontratës me argjentinasin.

Futbollisti i Argjentinës pajtohet ta vazhdojë kontratën, por vetëm nëse Juventusi ia ofron pagën e ngjashme me lojtarin më të paguar në klub.

27-vjeçari me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Ai pjesë e Juventusit është që prej vitit 2015.