Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala i gatshëm kundër Torinos

Paulo Dybala pritet të jetë në bankën rezervë për ndeshjen që Juventusi e zhvillon ndaj rivalit lokal, Torinos.

Argjentinasi ka munguar që prej 6 janarit kur pësoi një lëndim në muskuj në ndeshjen kundër Cagliarit, ndërsa është rikthyer në stërvitje gjatë kësaj jave.

22-vjeçari nuk ishte i gatshëm fizikisht që të përfshihej në ekip për Ligën e Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur, por Gazzetta dello Sport raporton se do të jetë i gatshëm për ndeshjen gjatë fundjavës.

Dybala do të rikthehet në ndeshjen kthyese kundër Tottenhamit në Wembley.