Sulmuesi 17-vjeçar Iker Bravo dëshiron të kthehet në Spanjë pas dy vjetësh të kaluar te Bayer Leverkuseni.
Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga shefi ekzekutiv i klubit Fernando Carro, shkruan “Radio Marca”.
“Iker Bravo dëshiron të kthehet në Spanjë. Do të shohim ku do ta shesim atë, varësisht prej ofertave që na vijnë. Po e konsiderojmë huazimin me opsionin e blerjes”, ka thënë Carro.
Skuadrat e interesuara për të janë Real Madridi dhe Atletico Madridi. “Është 50-50 mes Realit dhe Atleticos”, ka shtuar ai.
Carro ka zhvilluar 11-të minuta në Bundesligë për Leverkusenin.
Artikuj të ngjashëm