Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy shqiptarë në listën e Zvicrës

Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri kanë zënë vend në listën e përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin, për ndeshjet e kësaj përfaqësueseje në kualifikimet për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Sulmuesi i Lyonit, Shaqiri, dhe ai i Augsburgut, Zeqiri, janë në listën e 25 lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi Yakin, ndërsa në listën rezervë janë edhe Albian Ajeti i Celticut dhe Kastriot Imeri i Servettes. Ndërkohë, Granit Xhaka është ende i lënduar.

“Shaqiri më në fund ka luajtur në rolin e numrit 10-të te Lyoni dhe kjo më bën shumë të lumtur. Me Granitin jam në kontakt të vazhdueshëm për shkak të lëndimit që e ka dhe ishte i sëmurë para dy muajsh. Ende ka kohë të mendoj nëse do ta marrë vaksinën apo jo”, ka thënë Yakin në konferencën për shtyp të premten.

Zvicra do të luajë në Romë kundër Italisë më 12-të nëntor, ndërsa më 15 nëntor ballafaqohet me Bullgarinë.

Zvicra është në Grupin C kualifikues të Botërorit. Pozicionohet në vendin e dytë me 14 pikë, aq sa ka Italia lidere.

Artikuj të ngjashëm