Transferimi i Luis Suarezit te Juventusi ka dështuar, megjithatë për yllin uruguaian ka interesim edhe nga dy klube të tjera.
Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim Atletico Madridi dhe Paris Saint-Germaini, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas AS ish-futbollisti i Liverpoolit ka tri alternativa në dispozicion; qëndrimin te Barcelona, transferimin te Atletico apo PSG-ja.
Raportohet se trajneri i Atleticos, Diego Simeone, i ka hapur derën yllit të Barçës dhe e ka ftuar t’i bashkohet atij në Madrid, derisa finalisti i Ligës së Kampionëve, PSG-ja, ia ofron mundësinë për t’u bashkuar me Neymarin në Parkun e Princave.