Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy gola të Ahmetajt në Slloveni

Alessandro Ahmetaj ka shënuar dy gola për skuadrën e Goricas në elitën e futbollit të Sllovenisë.

Megjithatë, ekipi i tij, Gorica, të mërkurën në mbrëmje është mposhtur në udhëtim te Olimpija Lubjana me rezultatin 4:3.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 23-të.

Ahmetaj hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 59-të, ndërsa golit për 4:2, iu gëzua në minutën e 67-të.

Në minutën e dytë të shtesës, mesfushori 23-vjeçar shënoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

që në të kaluarën ka luajtur për grupmoshat U16 dhe U17 të Italisë, ka edhe një asistim të realizuar në këtë edicion.

Edhe Smakaj asiston në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit Futboll Smakaj asiston në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit

Bernard Karrica e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Olimpija Lubjana është e para në tabelë me 54 pikë, kurse Gorica e fundit ka 15 pikë.