Mesfushori Jurgen Çelhaka ka shënuar gol të bukur për Olimpijan e Lubjanës, që të mërkurën mbrëma ka avancuar në çerekfinale të Kupës së Sllovenisë.
Çelhaka realizoi me gjuajtje të saktë nga distanca në minutën e shtatë, në fitoren 3:0 ndaj Ilirijas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të ishte goli i parë i edicionit në 26 paraqitje, teksa i ka edhe dy asistime.
NK Olimpija është në vendin e parë edhe në kampionat me 48 pikë në 21 ndeshje, gjashtë më shumë se Maribori që e ka një ndeshje më shumë të luajtur.